Një qytetar maqedonas nga Koçani ka folur pas tragjedisë me 59 të vdekur në një klub nate, si pasojë e zjarrit.
Ai në ka thënë se përreth 100 shqiptarë e telefonuan, të pikëlluar për ngjarjen.
“Kjo që shihni këtu, e kam fjalën dhe mund të them se Maqedonia sot e bëri të ditur se është shteti ynë i përbashkët, nëse ju them se 50, shihni telefonin, 100 shqiptarë më kanë telefonuar, që të gjithë qanin”.
“Një Zot e di, 100 shqiptarë më telefonuan. Vëllezër nga Gostivari, nga Tetova, nga Shkupi dhe që të gjithë qanin, vëlla. Ta dini se jemi një dhe kjo u dëshmua sot“, ka thënë ai për Klan Maqedoninë.
Deri më tani, autoritetet kanë njoftuar për 59 të vdekur dhe dhe mbi 100 të lënduar si pasojë e zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut.