Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se për herë të parë në Gjilan, barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi” nis punën me dy ndërrime nga ora 07:00-20:00.
Ai ka bërë të ditur, po ashtu, se pas një kohe të gjatë rikthehet edhe shërbimi i vaksinimit me orar të zgjatur të punës nga ora 07:00-20:00.
“Ndryshimi rrënjësor në shëndetësi vazhdon”, është shprehur kryetari i Gjilanit.
View more