Dimal Basha, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka quajtur “përalla” reagimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe EULEX-it për dorëheqjen e tre zyrtarëve policorë serbë në veri.
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, u shprehën të shqetësuar me këtë veprim, të cilin thanë se po e ndjekin nga afër.
Mirëpo, Basha nuk po ua merr seriozisht këto reagime komunitetit ndërkombëtar, pasi thotë se “me qenë vërtetë të shqetësum i kishi vë masa Serbisë, e jo Kosovës”.
“Shefi i EULEX-it dhe plotë ambasadorë paskan reagu duke thanë që jemi duke i përcjellë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar”.
”Po na shitni përralla për besë, sepse me qenë vërtetë të shqetësum i kishi vë masa Serbisë, e jo Kosovës”, ka shkruar Basha në Facebook.