Bashkatdhetarët tanë, që punojnë dhe jetojnë në vendet evropiane, vazhdojnë të mbështesin vendin e tyre në të gjitha format e mundshme.
Sot shkolla fillore “Skënderbeu”, si dhe Ambulanta, Xhamia e këtij fshati, kanë pranuar tre defibrilatorë të cilët shërbejnë për dhënien e ndihmës së parë të cilët pësojnë atak kardiak.
Komunikata e plotë:
Bashkatdhetarët nuk e ndalin në asnjë segment ndihmën për Kosovën. Sot, njëri nga ta, Irfan Kadriu nga Përlepnica e Gjilanit, vëllai I humanistit të njohur gjilanas, ish-zëvendësministrit, Rexhep Kadriu, ka dhuruar në fshatin e tij tre defibrilatorë, njërin në shkollën fillore “Skenderberu”, një në Ambulantën e fshatit, dhe njërin në Xhaminë e këtij fshati.
Kujtojmë se këto defibrilatorë shërbejnë për dhënien e ndihmës së parë të të smurëve të cilët pësojnë atak kardiak dhe përmes tyre u ipet ndihma e parë.
Ky donacion është dorëzuar në prezencë të Kryetarit të Këshillit të fshatit, Menderes Xhelili.