Qytetarët janë duke pritur deri në 7 orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e sotëm, ka njoftuar se kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë, është 4500 metra.
Mbi 2 orë janë duke pritur qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmjet pikave Dheu i Bardhë dhe Mutivodë.
Edhe në Jarinjë qytetarët janë duke pritur mbi 2 orë për të dalë nga kjo pikë kufitare.
Në pikat e tjera ka pritje 3 deri në 5 minuta pritje në hyrje dhe në dalje./teve1.info/.