Bashkatdhetarët nga Belgjika, po vazhdon mbledhja e ndihmave për banorët e Shqipërisë, të cilët kanë pësuar nga tërmeti qe ndodhi dje.
Ezan Rexhepi ka deklaruar për Radio Star, se nje grup i shqipëtarëve që jetojn në Belgjik, kanë marr iniciativ për të grumbulluar mjete financiare dhe gjëra të ndryshme për ti dërguar në Shqipëri, tek vendet që janë prekur nga termeti në Durrës dhe Thumanë.
Bashkatdhetarët vazhdojnë të ndihmojnë në Shqipëri në fusha të ndryshme, sidomos duke dhënë ndihma për familjet që kanë nevojë, duke grumbulluar, pako ushqimore, veshmbathje dhe gjëra të ndryshme të nevojshme për banorët e Shqipërisë.