Një kontingjent rrobash, këpucë e çizme për Njësinë profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Gjilan, janë dorëzuar nga bashkatdhetari nga Zvicra Imran Fejzullahu.
Gjatë pranim-dorëzimit ishte edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani si dhe zv. komandanti i NjPZSh-së Murat Ramadani dhe zjarrfikësit.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe zv. komandanti i zjarrfikësve Murat Ramadani, falënderuan dy bashkatdhetarët për dhurimin e këtyre rrobave, këpucëve e çizmeve dhe sjelljen e tyre në Gjilan.
Transportin e kontingjentit të rrobave nga Zvicra për në Gjilan e realizoi bashkatdhetari Besim Bllaca.









