Bashkë me kandidaten për anëtare të Kuvendit të Komunës në Gjilan, Selvete Abdullahu, vizituam sot bizneset që veprojnë në Zhegër.
Pandemia ka prekur secilin biznes dhe ekonomi familjare. Mungesa e pakos së vërtetë për rimëkëmbjen ekonomike ka ndikuar që bizneset të përballen edhe më tutje me probleme të mëdha.
Ne u zotuam se në katër vitet e ardhshme institucionet komunale do të jenë si asnjëherë më parë pranë bizneseve.
Përfaqësimi në listën tonë për Kuvendin e Komunës është dinjitoz dhe që garanton zhvillim në secilin lokalitet të Gjilanit.
NG