Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve të njohur të Fatmir Limajt, ka adresuar një thirrje publike në Facebook, duke shprehur shqetësimin për mundësinë që Limaj të pozicionohet pranë Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Çadraku kujton lidhjet e tyre nga koha e luftës dhe bashkëpunimit politik, duke theksuar se mendimet ndryshe nuk duhet të çojnë në përçarje të thellë mes tyre.
Ai shpreh shqetësimin për vendimin e Limajt të rreshtohet me LVV-në, duke e cilësuar si “gabim trashanik” dhe duke argumentuar se ky rreshtim do të përfshinte përkrahjen ndaj figurave si Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Gërvalla, që, sipas tij, kanë pasur qëndrime dhe veprime kundër veteranëve të UÇK-së.
Çadraku paralajmëron se përkrahja e LVV-së mund të ketë pasoja ligjore për drejtuesit e saj, duke i akuzuar ata për “hajni të panumërta” dhe “shkelje kushtetuese” gjatë mandatit të tyre të fundit.
Ai i bën thirrje Limajt të qëndrojë i pathyeshëm dhe të mos shkojë pas atyre që ai i quan “rrugaqët” e LVV-së.
Reagimi i plotë: