Një Partneritet i Ri për Shëndetin, Mirëqenien dhe Diasporën Shqiptare
Sot, Hotel Gallery – Kompleksi i Banjës së Kllokotit dhe Alba Health – Zvicër kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, duke krijuar një partneritet strategjik që synon të afrojë shërbime cilësore për qytetarët në Kosovë dhe Zvicër, veçanërisht për diasporën shqiptare.
Marrëveshja u nënshkrua nga Agim Zuzaku, Drejtor i Hotel Gallery, dhe Ekrem Hasani, Drejtor i Alba Health, në praninë e përfaqësuesve të Alba Health, Shqipe Halili dhe Nezir Tishuki.
Ky bashkëpunim synon:
✅ Ndërlidhjen dhe orientimin e klientëve drejt shërbimeve profesionale të Hotel Gallery dhe Alba Health në Kosovë dhe Zvicër;
✅ Promovimin e ndërsjellë të shërbimeve dhe zhvillimin e pakove të përbashkëta në fushën e rehabilitimit, mirëqenies dhe turizmit shëndetësor;
✅ Ofrimin e përfitimeve dhe ofertave preferenciale për klientët e Alba Health, të cilët, përmes rekomandimit të Alba Health, do të kenë qasje në zbritje dhe paketa të veçanta në Hotel Gallery – Kompleksi i Banjës së Kllokotit;
✅ Mbështetjen dhe orientimin e klientëve drejt shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe përkujdesjes në shtëpi, sipas nevojave të tyre;
✅ Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta informuese dhe promovuese për komunitetin shqiptar dhe diasporën.
Një nga objektivat strategjikë të këtij partneriteti është angazhimi i Alba Health për të bashkëpunuar dhe lobuar pranë institucioneve dhe sigurimeve shëndetësore në Zvicër, me synimin që në të ardhmen programet rehabilituese dhe të rikuperimit të ofruara nga Hotel Gallery – Kompleksi i Banjës së Kllokotit të njihen dhe të mbështeten nga skemat përkatëse të sigurimeve shëndetësore, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi.
Besojmë se ky partneritet do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit shëndetësor, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët dhe diasporën shqiptare.
Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë, të ndërtuar mbi profesionalizmin, besimin dhe vizionin e përbashkët për të ofruar më shumë vlerë për çdo klient.
@albahealth_ch
#HotelGallery #BanjaEKllokotit #AlbaHealth #HealthTourism

