Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan Venhar Salihu, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Rilind Sermaxhaj dhe Shefi i Departamentit të Përgjithshëm, Berat Spahiu kanë vizituar Komunën e Gjilanit, me këtë rast janë pritur nga Kryetari, Alban Hyseni.
Temë diskutimi në këtë takim, ka qenë mënyra e gjetjes së zgjidhjes së lëndëve të sektorit të arsimit dhe shëndetësisë, që kanë të bëjnë me pagat jubilare, shujtat dhe kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit.
Një numër i madh i këtyre llojeve të lëndëve janë në pritje për tu zgjidhur në gjykatë, andaj janë diskutuar disa modalitete të zgjidhjes së këtyre lëndëve.
Po ashtu, bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe eliminimin e barrierave mes dy institucioneve.