Një grua në Viti ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 19:00.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.










