Një femër në Gjilan ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një thikë nga bashkëshorti i saj i sëmurë mental.
Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.
Thika është gjetur dhe konfiskuar nga policia si dëshmi materiale.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjilan