Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, tha se 8 Marsi është një festë e vështirë dhe e dhimbshme për të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve.
“Uroj të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve në këtë ditë, që është veçanërisht e rëndë, ngaqë secila nga ne kujton momentet e fundit me të dashurit tanë dhe është ditë e dhimbshme për nënat dhe gratë e dëshmorëve”, tha ajo.
Shukrija tha se gjatë ditës i është kujtuar një dhuratë e veçantë që ia bëri Agimi në këtë festë sa ishte gjallë.
“Sot më është kujtuar një 8 Mars kur e kemi festuar bashkë me Agimin në Lugano në një festë dhe më dhuroi një zinxhir me perla që është shumë i veçantë. Por, tash e 23 vjet pa të është shumë e vështirë… Gjithë ditës kam punuar në konsullatë, ku ka pasur edhe çifte që janë kurorëzuar. Kjo ditë nuk është festë, por punohet njësoj si të gjitha ditët tjera”, tha ajo pë Klan Kosova.