Vdekja e papritur e Naim Shaqirit, para në muaji, për bashkëshorten e tij, Afrimen, ishte një sprovë e vështirë.
Ajo e ka rikujtuar sot me fjalë prekëse, Naimin, që ishte edhe i yni, duke e quajtur “Jeta ime”.
“Në ëndrra mezi po pres të shkoj gjatë këtyre netëve sepse aty çdo natë po të takoj…” ka shkruar Afrimja.
Ky është dedikimi i saj për Naimin:
Shkuan një muaj, por kujtimet për ty akoma më janë shumë të freskëta jeta ime, Naimi im!
Në ëndrra mezi po pres të shkoj gjatë këtyre netëve sepse aty çdo natë po të takoj, duke u kujdes që mos të përcjellë ty dhimbjen që po e mbajë me vete.
Ikja jote e shpejtë nga rrugëtimi jonë, më bëri të përballem me një sprovë shumë te vështirë shpirtërore.
Kishim shumë plane o Naim, te cilat mi le t’i vazhdoj vetëm, pa mbështetjen tënde te cilën e kisha në çdo hapë të jetës.
Krenaria për ty dhe jeta e lumtur që kemi kaluar së bashku, janë pjesët që po më ndihmojnë të frymoj tutje.
Karakteri, zgjuarsia, zemërgjerësia dhe buzëqeshja jote që bëri t’i afroje të gjithë pa dallim u dëshmuan me prezencën e tyre edhe gjatë ditëve kur te dhamë lamtumiren e fundit.
Shfrytëzoj rastin sot, te falënderoj në emër tonin secilin prej jush, dashamirë, familjarë, miq e kolegë që na nderuat me ngushëllime dhe vazhdoni të ma lehtësoni dhimbjen gjatë këtyre ditëve.
Të qoftë i lehtë dheu, kuptimi i jetës time, Naim!