Bashkësia Lokale e Fshatit Karaçevë e Poshtme,Komuna e Kamenicës dërgon në Gjykatën Supreme rastin e mbylljës së shkollave-
Të nderuar, Me anë të këtij njoftimi dëshirojë të i’u informojë Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës,për mbylljen e Shkollës fillore (nga klasa e parë deri të nëntën) në brezit kufitar në fshatin Karaçevë e Poshtme nga Kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati,sipas projektit për reformat famkeqe në arsim.Shkolla fillore në Karaçevë e Poshtme numëron mbi 100 nxënës dhe nuk u lejua të zhvillohet mësimi në këtë shkollë për vitin 2020/21 dhe pse i plotëson të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e mësimit.Mbi 15 shkolla janë mbyllur në nivel të Komunës së Kamenicës që nuk vijojnë mësimin në lokalitetet e tyre dhe mbi 548 nxënës nuk e vijojnë mësimin në Komunën e Kamenicës si në vijimin: 1.Shkolla fillore Karaçevë e Poshtme 2.Shkolla fillore Petrovc 3.Shkolla fillore Busavatë 4.Shkolla fillore Kopërnicë 5.Shkolla fillore Shipashnicë e poshtme 6.Shkolla fillore Krilevë 7.Shkolla fillore Strezovcë 8.Shkolla fillore Sfircë 9.Shkolla fillore Tugjevcë 10.Shkolla fillore Desivojcë 11.Shkolla fillore Lisovckë 12.Shkolla fillore Poliqkë 13.Shkolla fillore Dajkovcë 14.Shkolla fillore Gmicë 15.Shkolla fillore Sodllarë dhe në Krindell Ne si komunitet kemi reaguar në lidhje me reformat e nisura nga Kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati dhe duke mbyllur mbi 15 shkolla fillore në Komunën e Kamenicës dhe që nga 14 shtatori 2020/21 fëmijët nuk vijojnë mësimin në shkollat e tyre.Prindët dhe nxënsit kanë refuzuar vendimin abnormal të Kryetarit të Komunës së Kamenicës.Ne si bashkësi lokale kemi reaguar pas vendimit të Kryetarit të Komunës së Kamenicës duke i ndejkur të Kryetarit të Komunës së Kamenicës.Gjitha procedurat e ankimimit,gjykata themelore,dhe apelit dhe japin të drejtën Kryetarit të Komunës së Kamenicës dhe rrugë tjetër nuk na ka mbetur përveq të kërkojmë drejtësinë në Gjykatën Supreme të Kosovës. Reformat në arsimim duhet të fillohen si projekte nacionale por selektive. Duke u bazuar në ligjin me Nr.04/L-032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Neni 15 Vijushmëria në shkollë 1.Vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit është një përgjegjësi kryesore e prindit. 2.Prindi i fëmijës së moshës së shkollimit të detyruar bën shkelje të ligjit,nëse: 2.1.Nuk e regjistron fëmijën në shkollë publike,instutucion aftësimi,shkollë speciale ose shkollë private të licencuar dhe të përshtatshme për moshën e fëmijës dhe për nivelin e mësimit,ose nuk bën aranzhime alternative për arsimin e fëmijës me miratim nga Ministria sipas nenit 47 të këtij ligji,ose 3.Nëse nxënësi pa ndonjë arsye nuk regjistrohet,nuk vijon shkollimin ose e ndërprenë shkollimin e detyruar,prindërit e tij dënohen për kundërvajtje nëse mungesa është rezultat i veprimit të paramendruar ose i neglizhencës së prindërve.Në raste të tilla,komuna e njofton Ministrinë me shkrim. Neni 40 Parimi i arsimit gjithëpërfshirës 1.Qëlimi i qartë i këtij Ligji është që parimi i arsimit gjithëpërfshirës të zbatohet në Republikën e Kosovës si praktika më e mirë në përputhje me normat ndërkombtare,si parashihen në Konventën e UNESCO-s për të Drejtat e Fëmijëve (1989),në Deklaratën e Salamankës (1994),Konventën e OKB- së për të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara (2007) dhe në konventat apo rekomandimet e tjera përkatëse ndërkombtare. Andaj këta fëmijë janë jashtë bankave shkollore,të lënë pas dore,pa mbështetje,të privuar nga e drejta për të shkolluar që është detyrim dhe obligim ligjor.Por një gjë duhet të dijmë se Shkolla Fillore në Karaçevën e Poshtme ka filluar punën që nga nga viti 1958/59,edhe përkundër të gjitha sfidave ka arritur të mbijetoj dhe të tejkalojë edhe në rrethanat të jashtzakonshme. A thia se këta nxënës janë fajtorë,apo të mbesin analfabetë pa fajin e tyre,një person që luan me ndenjat e nxënësve dhe prindërve duke iu kercnuar edhe përsonelit arsimor se do të ju suspendojë nga puna dhe nga lista e pagave.SHTROHET PYETJA se kush do të mbajë këtë përgjegjsin për këta fëmijë që mbeten jashtë bankave shkollore? Kërkojmë nga Gjykata Supreme e Kosovës të ANULOJË DHE TË SHFUQIZOJ vendimet e Gjykatës themelore dhe të Apelit,të paktën që fëmijët të kthejmë në thesarin e diturisë. Kërkesëa i bashkangjitet dokumentacioni përcjellës: Vendimi i Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit si dhe Dokumentacione tjera shkollore. Shpresojë se kërkesa jonë do të shqyrtohet pozitivisht.
Karaçevë e Poshtme 25.01.2021 Numri kontaktues:044-620-875 Kryetar i Bashkësis Lokale Karaçevë e poshtme Komuna e Kamenicës Selver Lenjani