By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Bashkim Hyseni dhuron paisje sportive për SHFMU “Abdullah Tahiri”
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Bashkim Hyseni dhuron paisje sportive për SHFMU “Abdullah Tahiri”

Përditësimi i fundit: November 26, 2020 12:10 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori i Edukatës Fizike, Bashkim Hyseni, dhuroi një donacion për SHFMU “Abdullah Tahiri”, në vlerë prej 500 CHF, duke dërguar në vendin e duhur amanetin e gjyshit tanimë të ndjerë, Haxhi Mehmetali Hyseni, i cili ishte dashamirë i përparimit dhe avansimit të arsimit shqip. SHFMU “Abdullah Tahiri” është mirënjohëse ndaj këtij kontributi të çmueshëm, i cili kontribit do të jetë vlerë e shtuar për shkollën tonë.

- Advertisement -

Përveç kësaj, janë disa njerëz të rrallë me shumë vlerë, janë shumë të dashur, saqë edhe kur nuk je me ta nuk mund t’i harrosh. Në memorien tënde në vetvete flet me ta, dhe këtë ta mundësojnë sjelljet dhe veprat e tyre që gjithmonë mbeten të skalitura. I tillë është edhe profesori i Edukatës Fizike, në SHFMU “Abdullah Tahiri”, z. Bashkim Hyseni. Ai është një njeri që kudo që shkon, i bënë njerëzit për vete, falë dashurisë dhe buzëqeshjes, gjithmonë mjellë harmoni dhe paqe në mesin e nxënësve, kolegëve të punës dhe drejtorit të shkollës. z. Bashkim Hyseni është një profesor që e vlerësojnë lartë të gjithë nxënësit, mësuesit dhe e tërë udhëheqësia e shkollës.

Përveç që posedon një aftësinë e ndërlidhjes së shkencës duke e shfaqur tek nxënësit vlerat dhe zgjuarsinë e tij, si karakteristikë e veçantë e tij është modestia e një djali punëtor dhe të zellshëm. Prof. Bashkimi përkujdeset vullnetarisht për çdo gjë në shkollë, duke bërë angazhim të çdo hershëm në përkujdesjen e punëve të ndryshme brenda ambientit të shkollës.
Ai nuk kursen kohë e as mund, për të dita e Shtunë dhe e Diele janë ditë pune vullnetare në shkollë. Krahas punës akademike, Bashkimit i shkon për dore çdo punë fizike.

Ai përkujdeset vazhdimisht për mbajtjen e një ambienti të pastër brenda hapësirës shkollore, duke bërë ngjyrosjen e Sallës së Ed. Fizike, ngjyrosjen e mureve, kufizimin e fushave me vijat përkatëse si dhe ka ngjyrosur të gjitha klasat e parashkollorëve. Përveç këtyre punëve, prof. Bashkimi, përkujdeset edhe për çdo punë tjetër, siç është mbajtja e ambientit të pastër me mbledhjen e mbeturinave, po ashtu u del në ndihmë punëtorëve teknik në përgatitjen drurëve për një ambient sa më të nxehtë brenda shkollës si dhe çdo lloj pune e cila bëhet fjalë në të mirë të shkollës.

Profesor Bashkimi është i pakrahasueshëm, ka një personalitet prej një intelektuali që do të mbahet në mend nga të gjitha gjeneratat të cilat kalojnë nga duart e tij, nga të gjithë profesorët, mësuesit si dhe punëtorët teknik, pasi që ai asnjëherë nuk rreshti së kursyeri as kohë, as mund, dhe shpeshherë edhe para të tij, vetëm e vetëm që SHFMU “Abdullah Tahiri” të ketë një klimë të veçantë pune dhe hapësire. Një model të tillë punëtori do ta dëshironte çdo institucion shkollor, një njeri i pasur në fushën akademike, një djalosh pedant dhe shumë punëtor, dhe mbi të gjitha i vlerësuar nga e gjithë shkolla dhe nga këshilli i prindërve.
Drejtori i shkollës prof. Rashit Sahiti, e vlerëson lartë kontributin e vazhdueshëm të prof. Bashkimit, duke e shpërblyer si punëtorin më të dalluar të shkollës.

Ai ka shprehur konsideratën e thellë për prof. Bashkimin, duke e emëruar si një njëri të gjithanshëm, punëtor dhe shumë vigjilent në punën dhe veprimtarinë e tij. Drejtori i shkollës z. Rashit Sahiti po ashtu konsideron se në rrugëtimin tij të gjatë akademik dhe profesional, asnjëherë nuk kam parë një punëtor me zemër kaq të hapur siç është prof. Bashkimi, ai i tejkalon kompetencat e tij të profesorit, duke u angazhuar vazhdimisht në çdo punë fizike dhe profesionale brenda hapësirës së shkollës. Ndjehemi me fat që SHFMU “Abdullah Tahiri” posedon një punëtor të kalibrit të tillë shprehet Sahiti.

Vitia: Procesi i pritjeve në QKUK do të digjitalizohet, lista e barnave esenciale diku 75% e përmbushur
Nga sot shtesa marrin të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeç
Bastisje në burgun e Gjilanit, gjendet një telefon në minifrigoriferin që ia sollën familjarët një të paraburgosuri
Kryetari Hyseni publikon borxhet aktuale të Komunës së Gjilanit
Prej javës së ardhshme, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE
Artikulli i mëparshëm Zemaj: Nuk hiqet ora policore të dielën
Artikulli tjetër Rexhep Kadriu: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të njërit ndër mësuesit e parë në Anamoravë, Ilmi Ibrahimi

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.