Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtues i Klinikës Emergjente në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lenjani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se nuk do të jetë më drejtor i kësaj klinike për shkak të ndikimeve politike dhe bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.
Lanjani ka thënë se për këtë do të bëjë edhe ankesë.
Njoftimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.
Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.
Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.
Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.
Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë.
Ps.
,,Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar”
Faik Konica
,,Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve”
Faik Konica
Të dhënat informative si dëshmi flasin;
– 250 Publikime në revista e ndryshme ndërkombëtare
– 48 Citate në revistat e ndryshme ndërkombëtare
– 21 Libra të botuara
– Dekoratë nga Presidenca e Kosovës
– Falenderim nga Ambasada Amerikane , Turqisë, OSBN etj.