Me urdhër të Gjykatës Speciale pjesëtarët e EULEX-it po bastisin shtëpinë e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimit.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me avokatin Artan Qerkini, teksa ai ka konfirmuar se ndodhet tek shtëpia e Selimit.
Në media po raportohet edhe për bastisje të shtëpisë së Hajredin Kuçit, ish-ministrit të Drejtësisë.
Kuçi ka qenë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit.
Më herët është raportuar se Selimi ishte ftuar nga Specialja si i dyshuar për krime lufte.