Bazuar në Strategjinë Nacionale Kundër Trafikimit dhe Planin e Veprimit 2015-2019, Planin dhe Objektivat , Policia e Kosovës njësitet kundër trafikimit me qenie njerëzore nga Drejtoria e Përgjithshme, me qellim të luftimit të të gjitha formave të trafikimit me qenie njerëzore, me datë 23 tetor 2018 duke filluar nga ora 22:45, në mbështetje të NJSO-Prishtinë, Njësisë për Migrim dhe të Huaj, Inspektoret Komunal-Gjilan, ATK-së dhe Inspektorët e punës, kanë vazhduar me implementim të Planit Operativ “Tetori 2018”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me këtë rast, janë kontrolluar dy lokale: “Rolex” në fshatin Bresalc, dhe “Adriatika” në magjistralen Gjilan-Kamenicë, që të dyja në komunën e Gjilanit. Në këto lokale, janë hasur dhe identifikuar duke punuar si këngëtare/valltare dhe instrumentalist gjashtëmbëdhjetë persona.
Prej tyre pesë shtetase te Republikës së Shqipërisë, dhe njëmbëdhjetë shtetas/e të Republikës së Kosovës.
“Gjatë legjitimimit te personave në lokalin “Adriatika”, tek një person shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur një armë e ftohtë- thikë, e cila është sekuestruar nga njësia reaguese e stacionit policor në Gjilan, të cilët edhe kanë proceduar tutje me rastin”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, inspektorët/zyrtarët e ATK-së, ndaj pronarëve të lokaleve për shkak të parregullsive dhe mosgatishmërisë për të prezantuar dokumentacionin e kërkuar, do të ndërmarrin masa adekuate konform ligjeve në fuqi.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e pa kompromis me të gjithë ata në në çfarë do formash bien në kundërshtim me normat dhe ligjet në fuqi.