Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale përmes një komunikate të përbashkët për media kanë bërë të ditura rezultatet e aksionit të sotëm në veri të vendit.
Sipas policisë ku aksion lidhet me ngjarjet e 24 shtatorit 2023 dhe kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
“Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj. Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”.
Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
87 copë eksploziv të tipit TM 100
3 granata hedhës dore (zola)
1 armë automatike AK-47
1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
14 karikatorë
Municion të kalibrave të ndryshëm
63 detonatorë elektrik
23 detonatorë mekanik
1 orë për aktivizim
1 granatë dore M79
3 tuba fitila ndezës
Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.