10 mijë bileta janë shitur për ndeshjen Llapi-Buducnosti. Këtë e ka konfirmuar trajneri i llapjanëve Tahir Batatina.
Llapi dhe Buducnosti do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen kthyese të rundit të parë kualifikues në Conference League.
Skuadra e Tahir Batatinës pritet të ketë përkrahje të madhe nga gjitha grupet shqiptare të tifozëve përfshirë edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Tekniku i llapjanëve përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë tashmë janë shitur 10 mijë bileta, derisa ai ka edhe një kërkesë për tifozët që do të jenë në ‘tempullin’ ‘Fadil Vokrri’.
“Faleminderit gjithë kombit shqiptar për mbështetjen dhe kam një lutje nga gjitha tifogrupet tona shqiptare që të dominoj brohoritja “O sa mirë me qenë shqiptar”. Tash po e kuptoj vlerën e luftës kur isha 21 vjeç që po më kthejnë emocionet e mëparshme nga lufta. Sapo më njoftuan se 10,000 mijë bileta janë shpërndarë tek kombi shqiptar dhe qytetarët e Kosovës për këtë ndeshje”, ka shkruar Batatina.
Ndeshja Llapi-Buducnosti luhet nesër mbrëma dhe nis në orën 20:00./rtklive/