Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes ka thënë se lodhja e madhe në çerekfinale, ka ndikuar në humbje ndaj Dukagjinit.
Ai tutje shtoi se edhe mungesa e disa lojtarëve ka ardhur të disfata 2:1.
“Në mesjavë, skuadra harxhoi shumë energji ndaj Gjilanit. Ka qenë periudhë me katër ndeshje pa ndërprerë, në mesjavë e fundjavë. Kjo ka ndikuar në ndeshje. Kemi pasur edhe mungesa që ndihmoi të mos kemi sukses.
Kemi mundur të marrim rezultat pozitiv, por nuk ishte dita e Llapit. Llapi është ende në garë për Kupë dhe Evropë po ashtu”, nënvizoi Batatina.
/Tëvë1/