Lavdi, krenari dhe e ardhme e ndritur për Kosovën!
Sot, një faqe e artë u shkrua në historinë e rinisë sonë dhe të Ushtrisë së Kosovës.
Baton Bajrami nga Gjilani, një djalë shembullor dhe krenaria e familjes, qytetit dhe vendit, dha betimin solemn të kadetëve në Akademinë Ushtarake të Kroacisë.
Me këtë akt, ai hapi kapitullin e ri të jetës së tij, rrugën e oficerit të ardhshëm në Ushtrinë e Kosovës.
Ky është një nder i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të dhe familjen e tij, por për gjithë kombin tonë, që sheh tek të rinjtë si Baton garancinë e forcës, disiplinës dhe përkushtimit ndaj atdheut.
Rruga e tij është frymëzim për gjeneratat që vijnë, dëshmi se me vullnet, dije dhe dashuri për vendin, arrihen majat më të larta.
Baton, ti nuk je vetëm një kadet, por simbol i shpresës dhe besimit se e ardhmja e Kosovës ndërtohet nga djem e vajza të guximshëm, të përgatitur dhe të përkushtuar.
Gjilani dhe Kosova sot është më krenare me ty!