Bashkimi Evropian në Kosovë ka dënuar sulmin e Sami Kurteshit ndaj AGK-së dhe mediave në Kosovë.
Për BE-në, këto sulme duhet të marrin fund.
“BE-ja në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të LVV-së, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) si një “aleancë grupesh kriminale” dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund. #LiriaeMedias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike – BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë në zhvillimin e saj”, thuhet në reagim.









