Bashkimi Evropian bëri thirrje për heqjen e barrikadave nga pjesa veriore e Kosovës dhe tha se është i angazhuar në lehtësimin e shtendosjes së situatës në këtë pjesë.
Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha për RTV21 se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët për të shtendosur situatën në pjesën veriore me qëllim të siguriit të një mjedisi të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës,
Thirrjet e BE-së u bënë në ditën kur serbët lokalë organizuan një protestë në Rudarë në pjesën veriroe të Kosovës, në kudnërshtim të siç thanë, politikave të Qeverisë së Kosovës. Prej afro dy javësh, së paku nëntë barrikada u ngritën në veriun e vendit.
“Bashkimi Evropian, së bashku me partnerët e tij, vazhdon të jetë plotësisht i angazhuar në lehtësimin e shtendosjes së situatës në pjesën veriore të Kosovës me qëllim që të sigurohet një mjedis i qetë dhe i sigurt për të gjtihë qytetarët e Kosovës. Përfaqëusesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ishte i qartë, javën e kaluar, se barrikadat duhet të hiqen. Përfaqësuesi i Lartë dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së, Lajçak, janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët dhe do të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, ashtu siç ka thënë edhe Përfaqësuesi i Lartë”, tha Stano.
Një javë më parë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha përpara një takimi të Minstrave të Jashtëm të BE-së se është e papranueshme bllokada e rrugëve dhe personat e armatosur që shëtisin rrugëve dhe këtë nuk do ta pranojnë nga partnerët që aspirojnë të ardhmen evropiane, Borrell deklaroi se Këhsilli Evropian u ka bërë thirrje të dyja palëve që të përnbahen nga dhuna dhe nga veprimet provokative. Borrell gjithashtu ju bëri thirrje të dyja palëve që të kthehen në tryezën e bisedimeve duke e cilësuar këtë si thelbësore për të ardhmen e tyre evropiane.
Në një përgjigje me shkrim Peter Stano tha se takimet e radhës në kuadër të dialogut do të bëhen publike në një kohë të përshtatshme.
“Kur bëhet fjalë për takimet e radhës në kuadër të dialogut, si gjithnjë, ne do ta bëjmë publike nëse dhe kur të jetë e përshtatshme”, tha Stano.