Kadri Veseli, kryeparlamentari i Kosovës pas takimit me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, Veseli, ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u treguar i padrejtë në raport me Kosovën.
“BE-ja është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’iu mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Shengen”, ka shkruar Veseli
Veseli në takimin me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian: BE po tregohet e padrejtë me Kosovën
01/03/2019 | 16:27
Veseli në takimin me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian: BE po tregohet e padrejtë me Kosovën
Kadri Veseli, kryeparlamentari i Kosovës pas takimit me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, Veseli, ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u treguar i padrejtë në raport me Kosovën, trasnmeton Gazeta Metro.
“BE-ja është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’iu mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Shengen”, ka shkruar Veseli
Ai ka thënë gjithashtu edhe se sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje finale me Serbinë, e cila sipas tij, duhet të rezultojë me njohje reciproke.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak se autoritetet serbe, kanë refuzuar vazhdimin e bisedimeve pa heqjen e taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur në importetet e Serbisë dhe Bosnjës.
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se mospezullimi taksës së vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel./gazetametro.net