Bashkimi Evropian ka ripërsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që çështjet e hapura ti zgjidhin përmes dialogut.
Në një përgjigje për Tëvë1 zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se diskutimi për urën e Ibrit është të gjenden modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
Ai po ashtu ka thënë se është mirë që të dëgjohen këshillat e aleatëve.
“Qeverisja e mirë do të thotë të kontaktosh dhe të angazhohesh me komunitetet, të cilat preken nga vendime specifike. Të trajtosh çështjen e urës së Ibrit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të thotë të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Duhet me të vërtetë duhet të dëgjojë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve.”, ka thënë ai.
BE e ShBA kanë bërë thirrje që ura e Ibrit të mos hapet në këtë kohë, duke shtuar se çështja duhet të zgjidhet në dialog.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt e aq më pak ndaj ndërkombëtarëve.