Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune pas publikimit të Exit Poll-eve, të cilët e vendosën atë fitues pa balotazh.
Hamza ka thënë se “U bashkuam për qytetin tonë, për ta ndryshuar, për ta zhvilluar”.
“FALEMINDERIT, MITROVICË! Kjo është Mitrovica e vërtetë. Ky është shpirti i Mitrovicës. U bashkuam për qytetin tonë, për ta ndryshuar, për ta zhvilluar. Përulësisht i juaji, Bedriu”, ka shkruar ai në “Facebook”.