Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ditën e sotme e ka nisur me gjeneralin amerikan Wesley Clark, të cilin e ka pritur në selinë e PDK-së.
Hamza ka thënë se heroi i madh amerikan i Kosovës, gjenerali Wesley Clark, duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.
SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, Hamza ka thënë se janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi.
Ky është postimi i plotë i Kandidatit të PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamzës:
Në mëngjesin e kësaj të diele e prita heroin e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan. Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi. Kosova është shtëpi e çdo amerikani!
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbedrihamza.official%2Fposts%2Fpfbid02eAK4XaW7U35juGoG8oi8fx9t4sSv4ReddAxEANVUkDcmtfQTZwGBBB1PrngmPBuDl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”792″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>