Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do të jetë prezent të premten, më 26 janar, në një takim me banorët e fshatit Dobërçan.
Takimi do të mbahet në lokalin “Lindi”, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, duke filluar nga ora 18:30.
Të gjithë banorët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë.