Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një ndryshim në llogarinë e tij.
Ai ka vendosur një 50% për rritjen e pagave të ilustruar me produkte të shportës së përditshme të qytetarëve, e cila është bërë shumë më e shtrenjtë.
Hamza ka thënë se kostoja e jetesësë është bërë e papërballueshme dhe Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Hamza ka premtuar rritje për 50% të pagave për të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i shtetit.
“Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave. Unë e mbaj fjalën! #PDK131”, ka shkruar Hamza.