Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Hamza ka thënë se gjatë vizitës u ka përcjellë familjeve mesazhin se nuk janë vetëm dhe se do të kenë përkrahjen e tij.
“Sot isha për vizitë në familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas vendimit të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar në Hagë. I sigurova se nuk janë vetëm dhe se nuk do të jenë kurrë”, ka shkruar Hamza.
Ai ka theksuar se dhimbja e familjeve është, sipas tij, edhe dhimbje e popullit të Kosovës, duke shprehur krenarinë për figurat e UÇK-së dhe luftën për liri.
“Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë”, ka deklaruar Hamza.
Në fund, ai e ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!










