Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar votimi në komunën e Hanin të Elezit, shkruan Gazeta Express.
Pas disa mandateve në krye të kësaj komune, kandidati i pavarur Rufki Suma nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u ulur sërish në kolltukun e kryetarit.
Fitues i këtyre zgjedhjeve me 50.98% të votave, është Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ndërkohë Suma në këto zgjedhje arriti që t’i marr vetëm 42.47% të votave të përgjithshme. /Express/