Padyshim që transferimi i cili ka bërë bujë më së shumti deri me tani është i Betim Haxhimusës, i cili nga tabori i “kuqebardhëve” kaloi tek rivali lokal, Drita – shkruan Gazeta Monitor.
Kjo lëvizje e futbollistit ferizajas nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e flaktë të Gjilanit, “Skifterat”, që e kishin pëlqyer tejmase sulmuesin nga Ferizaji.
Haxhimusa nënshkroi të mërkurën kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi.
Por, një bisedë e cila është dërguar në redaksinë e Gazetës Monitor, shihet që Haxhimusa e ka një respekt të veçantë për SC Gjilanin.
“Por apet Gjilanin nuk e japi para Dritës”, thuhet në këtë bisedë nga Haxhimusa.
Sidoqoftë, tashmë është një realitet i ri me Haxhimusën që është pjesë e Dritës, ndërkohë që derbi do të dhurojë shumë supriza.