Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se njohja e shtetit të Kosovës nga Siria është një hap i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka falënderuar të gjithë ata që e mundësuan këtë njohje.
“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje”, ka shkruar ai në Facebook.









