Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarin Bojan Stamenkoviç dhe u.d Drejtoreshën e Arsimit Mirhane Morina, kanë bërë shpërndarjen e kifleve dhe qumështit në shkollën fillore “Desanka Maksimoviç”.
Shpërndarja e kifleve është bërë për shkollarët e ciklit të ulët, nga parashkollorët deri në klasët e pesta.
Krytari Kastrati është shprehur shumë i kënaqur me këtë hap që është marrë, duke i cilësuar qytetarët si të barabartë pavarësisht fesë e etnisë qe ata i përkasin.
“Gëzimi e lumturia që shihet në fytyrat e tyre janë faktet më të mira për punën që po e bëjmë. Do mundohemi jashtzakonisht shumë që nxënësit të fokusohen vetëm në mësimnxënie e jo në probleme etnike” tha Kastrati.
Ndër të tjera edhe nënkryetari Bojan Stamenkoviç tha se është i gëzuar për këtë vendim dhe nxënësit janë shumë të lumtur.