170 mijë euro është shuma që ka paguar Behgjet Pacolli si ndihmë humanitare për një të sëmurë rëndë, vëlla i 7 motrave i cili nuk e kishte mundësinë materiale të shërohej askund, shkruan Gazeta Mejdani.
Mjekët në Kosovë i kishin thënë se ai duhet të dërgohet për shërim në Gjermani.
Me të dëgjuar këtë rast, Behgjet Pacolli, e merr iniciativën për ndihmën e nevojshme ku familjes së të sëmurit i shpreh gatishmërinë për pagesën e të gjitha obligimeve materiale. Shuma që kishte paguar Z. Pacolli arrin në 170 mijë euro. Përveç kësaj, ai e vë në dispozicion edhe aeroplanin e tij personal për bartjen e pacientit.
Fondacioni “Behgjet Pacolli” i cili për prioritet ka ndihmën e të sëmurëve, dje kishte bërë një gjest human të paharrueshëm. Emri i të sëmurit nuk përmendet, për shkaqe humane, por dihet saktësisht se pacienti në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar për shërim në Gjermani.
Kjo nuk është hera e parë që ky humanist shqiptar bënë këso vepra madhëhstore.
Për më tepër, tani më dihet botërisht se njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj për Fondacionin tjetër humanitar, “Jetimat e Ballkanit”, është pikërisht Behgjet Pacolli.
Numri i shtëpive të ndërtuara për skamnorë ka arritur me qindra sosh.
Këtë e pati konfirmuar edhe vetë drejtuesi i Fondacionit “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhë Halil Kastrati./Gazeta Mejdani/