Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar dhe ka shprehur ngushëllime lidhur me ndarjen nga jeta të tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani shkruan Radio Star.
Pacolli përmes një statusi në facebook, ka thënë kjo ngjarje është shumë tragjike që ka prekur çdo familje shqiptare.
Postimi i plotë:
Foto e fundit e familjes Haliti nga Gjilani që vetëm pak orë më vonë do të vdiste nga helmimi. Një ngjarje shumë tragjike që ka prekur çdo familje shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta!/radiostar/