Ndër aktivitetet e mia parazgjedhore si kandidat për këshilltarë komunal nga radhët e LDK-së kam vizituar Kompaninë “Luli 93” me traditë 32- vjeçare, që udhëhiqet nga drejtorët Lulzim dhe Selimi Bixhaku është subjekti afarist me teknologji moderne në fushën e marketingut dhe shërbimit të reklamave.
Kjo kompani përdor teknologjinë më të avancuar të dizajnit grafik, printimit, reklamimit digjital dhe montimit, i cila punëson një numër të madh të punëtorëve.
“Luli ‘93” është shembull i profesionalizimit, i përkushtimit dhe besueshmërisë, i saktësisë dhe korrektësisë duke i lënë klientët gjithmonë të kënaqur me shërbimet që i ofron.
Në takim me pronarët dhe punëtorët e kësaj kompanie u pajtuam se duhet të mbështeten prodhuesit vendorë dhe bizneset që hapin vendet të reja të punës. Për këtë do të angazhohem në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
LDK 113, Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit!
Bejtullah Kqiku nr. 17