Bashkë me z.Arbër Ismajlin, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit, i bëmë një vizitë Kompanisë “Nota Brillant” me pronar Ardian Sylejmanin.
Kjo kompani me traditë mbi 50 vjeçare, punëson shumë punëtorë dhe është shembull i afarizmit pozitiv jo vetëm në Gjilan, por edhe më gjerë.
Zhvillimi i komunës së Gjilanit nuk mund të paramendohet pa përkrahjen dhe fuqizimi i kompanive komunale – ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime jetike për qytetarët tanë çdo ditë. Këto kompani janë zemra e funksionimit të qytetit, andaj ato do t’i përkrahim, ngase prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetës.
Angazhimi im do të fokusohet për të përmirësuar infrastrukturën, pajisjet dhe kapacitetet e tyre njerëzore.
Zotohem se me përkushtim, transparencë dhe punë të palodhshme, do të jem zëri i bizneseve në Asamble për të siguruar që ato të funksionojnë më mirë, ngase përmes tyre rritet mirëqenia e qytetarëve.
Voto Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit.
Voto LDK 113, Bejtullah Kqikun me numrin 17.