Kandidati për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Bejtullah Kqiku, ka zhvilluar një takim me Fahredin Kqikun, themeluesin e studios së njohur “Foto Fari”, një prej nismëtarëve të artit të fotografisë në qytet.
Gjatë bashkëbisedimit, Kqiku vlerësoi kontributin e familjes Kqiku në dokumentimin e historisë së Gjilanit për më shumë se pesë dekada, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe çmuarjes së veprës së tyre, e cila mbetet dëshmi e identitetit dhe historisë së qytetit.
Statusi i plotë:
Sot gjatë një bashkëbisedimi me kusheririn tonë Fahredin Kqikun, themelues i studios së fotografive “Foto Fari”, që është njëri ndër nismëtarët e këtij arti të bukur, traditën e të cilit tash e vazhdojnë pasardhësit e tij.
Fahredin Kqiku, të cilit më pas i është bashkëngjitur edhe i vëllai, Afrimi, nga një studio e vogël e fotografive bardh e zi, në dyqanin e tyre në qendër të Gjilanit arritën që me punën e tyre të lënë një trashëgimi që ruan identitetin dhe kujtimet për Gjilanin e dikurshëm dhe njerëzit e këtij qyteti. Foto Fari më pas u bë dëshmitar i kohëve të vështira, por edhe i rezistencës, duke filmuar protestat, aktivitetet kulturore, sportive dhe organizimet e përditshme.
Vëllezërit Kqiku dokumentuan historinë e Gjilanit, kurse fotografitë e tyre janë dëshmia më e mirë për tërë atë që përjetoi popullata e kësaj ane. Sado vështirësive të kohës ata i mbijetuan tani mbi 50 vite jetegjatësi si biznes ata e trashëguan edhe tek fëmijët e tyre duke u perfeksionuar ne teknologji moderne bashkëkohore.
Gjatë takimit me Fahredin Kqikun dhe familjarët e tij, i falënderova për punën e palodhur në shërbim të qytetarëve, për vlerën historike dhe artistike që i dhanë qytetit, për kontributin e tyre ndër vite e në kohërat më të vështira.
Do të angazhohem që vepra e këtyre njerëzve të respektohet e të çmohet, ngase ata këtë e meritojnë.