” QYTETAR NDERI ” ( post mortum )
Bejtullah Kqiku u lind më 10 Shkurt 1943 në fshatin Velegllavë të Dardanës, nga babai Ademi dhe nëna Fahrije,një shpirt prej humanisti, punëtorë i pandalshëm, i qetë e burrë trim.
Bejta ishte edhe organizator i takimeve të vendlindjes, ai pa u trembur organizoj më 1992 për nder të Luftës së Velegllavës ” Takimin e vendlindjes ” ku morën pjesë mbi dy mijë vetë, edhe pse pastaj i dolën probleme me policinë serbe, por ai kurrë nuk u ndal të shoh Velegllavën e bashkuar si dhe asnjëherë nuk i’u tremb syri të bëj vazhdën e aktiviteteve për t’i dal në ndihmë edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ku më 28 Mars 1999 në mesnatë serbët granatojnë shtëpinë dhe objektet përcjellëse, ku gjendej edhe Bejta me djalin e tij Basriun dhe fqiun, tani të ndjerin Mehmet Shkodra.
Baca Bejtë punoj që nga mosha e tij e hershme 16 vjeçare, ku pas vdekjes së Babait të tij, gjithçka ra mbi supet e bacës Bejtë dhe ai nuk ndaloi deri në arritjen e krijimit të Kompanisë gjigande ” Bejta Commerce ” ku sot aty udhëheqin djemtë e tij , Basriu e Ademi me dhjetëra punëtorë.
Baca Bejtë, ku ndëgjonte se kishte varfëri e skamje, nuk ndalonte të përvishej dhe të vazhdonte të i dilnte në ndihmë njërëzve si me ushqime dhe të holla.
Nuk ndaloi të ndihmoj as udhëheqësit tanë ku në mendjen e tij kishte të formohej ky shtet dhe të forcohej kjo Kosovë, që aq shumë bëri për të.
Ky burrë trim e bujar baca Bejtë, ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare, pas një sëmundje të papërballueshme më 11 gusht 2006.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Fatgzon Kqiku
Gjilan 31/05/2020