Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit është shprehur i ashpër ndaj qeverisë për punën e mospërfshirjes së veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.
Ai tha se kryeministri Kurti i ka marrë votat më të mëdha kur është bërë sipas tij “me Jugosllavi” .
“Ky problem është bërë politik, kryeministri Albin Kurti pat kërku me marrë votë me Bashkim Kombëtar por s’ia arriti. Votat e mëdhaja i ka marrë kur është bë me Jugosllavi. Sa më shumë që i bën nervoz veteranët ty t’shtohen këta në prapavijë por ti e din që duhesh me ia bë argatit”, tha ai.
Tutje Berisha u shpreh se s’beson që ka fryrje të listave të veteranëve.
“Askush prej neve prej AAK-së nuk i ndan veteranët në të rrejshëm e të parrejshëm edhe nuk mendoj se ka fryrje të listave”, tha ai.
Deputeti i AAK-së u shpreh i mllefosur edhe me ministrin Murati.
“Ti me na kallzu qysh harxhohen paret për veteranët, ti Murati kush je ti”, tha Berisha.