Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar vendimin e Gjykatës lidhur me tarifat e shtrenjta të energjisë.
Haxhiu tha se qytetarëve duhet të ju kthehen paratë që ua morën me shtrenjtim te energjisë elektrike gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Postimi i plotë:
Vendimi i Gjykatës ka rilegjitimuar të gjitha kërkesat e Grupit Parlamentar të PDK-së për ndërhyrjet politike dhe pabarazinë në procesin e faturimit dhe shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Pas këtij vendimi meritor të Gjykatës , qytetarëve duhet të ju kthehen paratë që ua morrën me shtrenjtim te energjisë elektrike gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.