Gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit, me 10 lojtarë mposhtin Llapin dhe Ballkanin.
Skuadra e Malishevës ka arritur fitoren e dytë radhazi në edicionin 2024/25 pas barazimit në shtëpi me Ferizajn.
Bardhekaltrit kanë fituar ndeshjen e dytë me një lojtar më pak, duke treguar luftë të madhe, e cila në fund u shpërblye me tre pikë, shkuan Gazeta OLLE.
Në ndeshjen ndaj Llapit, ku rezultati ishte 0-0, mysafirët mbetën pa një lojtar dhe në fund, me golin e Fatjon Bunjakut, arritën të merrnin tre pikë në udhëtim te Llapi.
Sot, në shtëpinë e tyre, në rezultatin 1-1, Brruti u largua nga loja me kartonin e dytë të verdhë, dhe më pas Malisheva shënoi dy gola me Hazrollajn dhe Bunjakun për të fituar përsëri me një lojtar më pak.