Liria e ka mposhtur kampionin në fuqi të Kosovës, Dritën me rezultat 3:2 në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren në ndeshjen e parë të xhiros së tretë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Liria në këtë mënyrë e arriti fitoren e parë në kampionat, ndërkohë që Drita e pësoi humbjen e dytë.
Golat për Lirinë u shënuan nga Liridon Fetahaj (2) dhe Qëndrim Gashi kurse Xhevdet Shabani dhe Haxhi Neziraj realizuan për skuadrën nga Gjilani.
Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, e mori përgjegjësinë për humbjen. “Ka të bëjë nënçmimi i lojtarëve. Nuk duhej humbur ato raste nga lojtarët tonë. Në pjesën e dytë u rikthyem me një gol, por prapë u shënua një eurogol nda Liria. Këto dy ndeshje unë vet i kam humbur. Humbjet e fundit janë të dhimbshme, por vijnë pas një nënçmimi”, ka thënë pas ndeshjes për SuperSport Kosovë, Bekim Isufi.
I pyetur për mundësinë e largimit nga Drita, Isufi deklaroi: “Ende pa nisur kampionati është folur për largimin tim. Asnjë gazetarë në Kosovë nuk pyet për lojë, por a do të largohesh. Kemi kohë dy javë për ta analizuar gjendjen e ekipit.