Belgjika është një ndër vendet në botë që ka vendosur aplikimin e dozës së katër të vaksinës anti-Covid.
Autoritetet shëndetësore belge kanë vendosur që doza e katër të aplikohet fillimisht tek personat me imunitet të dobët.
“Këshilli i Lartë i Shëndetësisë rekomandon forcimin e individëve me imunitet të dobët që janë shumë të cenueshëm dhe të rrezikuar nga koronavirusi. Ministrat e Shëndetësisë sapo kanë dhënë dritën jeshile, me një zbatim së shpejti”, ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë e Ëallonisë, Christy Moreal.
Ndërkohë aktualisht në Belgjikë doza e tretë e vaksinës mund të merret nga të gjithë qytetarët që janë mbi 18 vjeç.