Beogradi zyrtar ka reaguar pasi Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës
Kryeministrja Ana Bërnabiq ka thënë se si duket në Kosovë ka “demokraci virtuale” dhe sipas saj këtë po e vlerëson raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola von Crammon dhe organizata Freedom House.
“Ah, tani e kuptova!!! Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në “botën virtuale” në Kosovë*, dhe këtë po e vlerësojnë njerëzit si Viola von Cramon dhe organizata si Freedom House. Prandaj mbështetja për Prishtinën në Këshillin e Evropës. Demokracia virtuale, liria dhe shteti ligjor!”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.