Analisti Berat Buzhala, ka deklaruar se dy militantë të Vetëvendosjes kanë tentuar ta sulmojnë para barnatores në Prishtinë.
Buzhala ka thënë se deri sa kishte qenë në një nga narratorët e kryeqytetit, dy militantë të Vetëvendosjes e kanë pritur jashtë saj për ta rrahur.
Ai ka deklaruar se ishte një vajzë që i kishte dëgjuar se do ta sulmonin dhe ai pastaj ka reaguar duke lajmëruar organet e rendit.
Buzhala tha se pret qe Vetëvendosja të distancohet nga ky sulm i këtyre dy personave.
Postimi i plotë:
Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal ne Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu ?.
Madje kjo ngjarje kish me shku shume ma keq, nese paraprakisht nuk do te me kishte paralajmeru nje vajze qe i kish degju tuj fole, gjate kohes kur une isha brenda.
Kaq sa i perket tolerances, lirise se shprehjes dhe mendimit ndryshe.
E paramendojeni, une i kam perkrahe per me ardhe ne pushtet. Suksese me kete qasje.
P.S
Kur e pane qe u bo e madhe, iken me kerr.